I rrejshëm
Ndërkohë që ka shkuar në më shumë se 1 milion numri i të prekurve nga pandemia COVID 19 në mbarë botën, doktorët dhe shkencëtarët punojnë pa pushim për të sjellë sa më shumë informacione e detaje rreth koronavirusit të ri. Megjithatë, studimet e pa vërtetuara shkencërisht që përhapen me shpejtësi të madhe në media shkaktojnë shqetësim serioz për lexuesit. Fillimisht në mediat botërore, pastaj dhe në ato rajonale, filloi të qarkullojë lajmi se në bazë të një studimi të studiueseve kinezë pretendohet se personat me grupin e gjakut “A” janë më të ekspozuar ndaj këtij virusi ndërsa personat me grupin e gjakut “0” janë më pak të rrezikuar për tu prekur nga COVID 19. Pretendimi fitoi popullaritet përmes një seri postimesh në Facebook.
- Njerëzit me grupin e gjakut “A” mund të jenë më të ekspozuar nga infeksioni i koronavirusit
- Studiuesit në Kinë analizuan grupet e gjakut të mbi 2000 pacientëve të infektuar me COVID-19
I rrejshëm
Edhe pse ky hulumtim tregon mundësinë e një lidhje midis llojit të gjakut dhe ndjeshmërisë ndaj virusit, hulumtimi nuk është shqyrtuar ose botuar në ndonjë revistë akademike, madje numri i shembujve që studimi ka marr për bazë është shumë i vogël me shifrën e të infektuarve aktual. Nuk ka prova të mjaftueshme për të shprehur përfundimisht një marrëdhënie midis llojit të gjakut dhe ndjeshmërisë ndaj koronavirusit të ri. Për herë të parë studimi u publikua gjatë muajt mars në medRxiv, një fondacion jo-fitimprurës nga Laboratori “Cold Spring Harbor”, Universiteti Jeil dhe BMJ. Në MedRxiv studiuesit kanë mundësinë që gjetjet preliminare/paraprake t'i publikojnë pa rishikim nga profesionistë tjerë të fushës, gjë që bënë që hulumtimi të arrijë tek ekspertët tjerë pa pritur për rishikimin e zgjatur dhe pa u botuar në gazetën e publikimeve shkencore të vërtetuara.
- A janë vërtet më të rrezikuar nga Koronavirusi personat me grupin e gjakut “A”? - Preet Chaudhary, shef i hematologjisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore, tha se studimi nuk është përfundimtar sepse studiuesit nuk i përsërisnin rezultatet e tyre. Në faqen 7 të studimit thuhet se 285 pacientë nga Shenzhen nuk i përkisnin grupit të gjakut “A “. Chaudhary thekson se studimi në thelb është i pa dobishëm. Është një draft fillestar i papërpunuar. Nga ana tjetër Chaudhry shprehu shqetësimin se ky studim mund të shtyjë njerëzit me grupin e gjakut “O“ të jenë më pak të kujdesshëm, pasi kanë krijuar bindjen se nuk janë shumë të rrezikuar.
- Sakthivel Vaiyapuri, profesor në Universitetin e Reading në Mbretërinë e Bashkuar, tha në një prononcim për PolitiFact se hulumtimi duhet të injorohet sepse i mungon vlefshmëria shkencore dhe ndikon që tek individët me llojin e gjakut A të rritet paniku. “Është më mirë të injorosh çdo artikull që nuk është shqyrtuar siç duhet nga rishikimi i kolegëve dhe nuk është botuar në ndonjë revistë serioze shkencore, "tha Vaiyapuri në deklaratë.
Copyright © Myth Buster.
A project by Democracy Lab
Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.