Temperatura e ujit nuk luan rol në zhdukjen e viruseve nga duart

Burimi: Rita Behadini

Link

Data: 10/04/2020

Читај

Virusi korona përhapet më së shpeshti nga pikat e pështymës, që futen në organizëm nëpërmjet hundës, syve apo gojës. Një nga mënyrat më të lehta për të parandaluar përhapjen e këtij virusi sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit është larja e duarve sa më shpesh me ujë dhe sapun. Së fundmi nëpër rrjetet sociale qarkullon pyetja se a ndihmon më tepër larja e duarve me ujë të ngrohtë në “zhdukjen” e virusit nga duart?

Përgjigjja është jo. Sipas një njoftimi të publikuar nga UNICEF, temperatura e ujit nuk luan rol në zhdukjen e viruseve.

“Mund të përdorni ujë në çdo temperaturë për t’i larë duart tuaja. Uji i ftohtë dhe uji i ngrohtë janë po aq efektiv në vrasjen e mikrobeve dhe viruseve, përderisa përdorni sapun!”, thuhet në dokumentin në fjalë.

Sipas Dr. Donald W. Schaffner, një studiues i mikrobeve dhe larjes së duarve në Universitetin e Rutgers, në një studim që është publikuar së fundmi, thotë nëse jeni të dyshimtë nëse duhet të lani duart me ujë të ngrohtë apo të ftohtë, duhet të dini se temperatura nuk ka rëndësi.

“Njerëzit duhet të ndihen rehat kur i lajnë duart, ndërsa sa i përket efektit, ky studim na tregon se temperatura e ujit që përdoret gjatë larjes nuk ka ndikim në rezultatin përfundimtar”, thotë Schaffner.

Mjafton që gjatë larjes të përdorni sapun.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.