Burimi: Great Big Story
LinkData: 15/04/2020
Të gjithë jetojmënë një kohë të jashtëzakonshme. Në fund të vitit 2019, bota u godit nga COVID19 –një pandemi globale që ndryshoi mënyrën e jetës të të gjithë neve. Miliona nga ne rreth e qark botës qëndrojnë të izoluar brenda, duke zbatuar distancimin shoqëror me qëllim që të mbrojmë vetën dhe të tjerët nga sëmundja. Great Big Story pyet tetë familje, në kontinente të ndryshme, se: si ndihen, si po ekalojnë kohën, si i mbajnë kontaktet me të tjerët dhe çfarë do të bëjnë atopasi të kalojë pandemia!
Mahbubeh Soltani në shtëpi me bashkëshortin, Amir Athar, dhe të birin, Sohrab
Përderisa po qëndron në shtëpi gjatë pandemisë, Mahbudeh nëfillim nuk kishte aspak dëshirë për të festuar Vitin e Ri Persian, Nevruzin. Përtë, Dita e Nevruzit është ndjenjë gëzimie një jete të re. Edhe përkundër gjendjes së paqartë të botës rreth saj,Mahbudeh besonte se ajo mundej t'i ngrinte vetës moralin.“I thash vetes, - Pse duhet ta shmang këtë ndjenjë të bukur?Edhe nëse bota nuk është në gjendje të mire ne mundemi ta bëjmë vetën tëndihemi më mire.”
David Vardell i vet-izoluar në tendë në oborrin e shtëpisë
Në Moshën 73 vjeçare, babai i Davidit i përket kategorisë së personave të rrezikuar nga COVID 19. Për të bërë çdo gjë që është e mundur që të mbrojë të atin, David ka vendosur të flejë në një tendë për 14 ditë të vendosur në oborrin e shtëpisë.
“Tani për tani në përgjithësi çdo ditë është njëjtë. Çdo gjë do të rregullohet. Do të jetë ndryshe dhe nuk do të jetë në rregull për çdokënd por çdo gjë do të rregullohet”, thotë ai.
Jeremy Kruis në izolim shtëpiak me nënën dhe babain
Qëndrimi në shtëpi me prindërit normale se ka atë pjesën e bezdisjes po gjithashtu ka bërë që Jeremy të krijojë raport më të afërt me to.
“Pa dyshim se është një periudhë përtëritje. Kam mundësinë të reflektojë dhe të emocionohem për atë se çfarë do të bëjë pasi të përfundojë izolimi”, thotë ai.
Pështati për MythBuster: Shefkije Alasani
Helene Nardini në izolim me partnerin e saj Luca dhe macen e tyre
Të gjithë kanë mënyrën e tyre se si përballen me izolimin. Për Helenen, kjo mënyrë është vallëzimi. Në lagjen e saj për çdo ditë një burrë luan në fizarmonikë, ndërsa njerëzit në ndërtesat përreth vallëzojnë e këndojnë bashkë me të, nga banesat e tyre. Janë momente të tilla që e bëjnë Helenën të kuptojë se sa të lidhur jemi të gjithë ne.
“Kam arritur të kuptoj se sa të bukura janë kontaktet, ndonjëherë nuk jua dimë vlerën. Është e vështirë mendon Italinë por unë besoj se padyshim është një vend që ia ka dal ndër shekuj dhe do ia dalim përsëri”.
Jack Davis në izolim me bashkëshorten Sara
Jack dhe gruaja e tij Sara nuk flasin shumë hungarisht por ato përsëri ndihen shumë familjarë me fqinjët.
“I shikojmë fqinjët nga dritarja dhe i përshëndesim. Ndonjëherë hyjmë edhe në bisedë dhe ato vazhdojnë të na flasin dhe të bërtasin në hungarisht ndërsa ne, nga larg, mundohemi të paramendojmë se çfarë po thonë! E keni parasysh, të gjithë ndjehemi se në këtë situatë jemi së bashku”.
Connie Oberson në shtëpi me nënën dhe babain, bashkëshortin, dhe dy fëmijët
Për Connie, qëndrimi në shtëpi i ka dhënë mundësinë të lidhet më shumë me familjen, nga gatimi i mëngjesit me të birin deri tek ndihma që i jep babait të saj për surfim në internet.
“Unë dhe burri im zakonisht jemi të zënë me punë dhe kjo situatë na ka dhënë më shumë kohë. Kalojmë më shumë kohë me fëmijët, gjë kjo shumë e mirë. Po e shijojë shumë jetën së bashku me familjen gjatë kësaj periudhe.”
Sue Gatenby në izolim social me bashkëshortin e saj dhe të bijën
Përderisa Sue është e brengosur se cilat do të jenë pasojat e pandemisë për vendin e saj, kjo situatë nga ana tjetër e ka bërë atë të jetë mirënjohëse për kohën që kalon me familjen.
“Kjo eksperiencë më ka bërë të kuptojë se sa me fat jam që i kam pran më të dashurit e mi. Të bën të vlerësosh gjërat e vogla në jetë.”
Harriet Farnham në izolim me të dashurin e saj, Tim
Për, Harrit, izolimi i mësoi si të ngadalësohet. Çdo mbrëmje në ora 20.00, të gjithë njerëzit e lagjes i bashkëngjiten një duartrokitje masive për nder të personelit mjekësor që lufton pandeminë në vijën e parë të frontit.
“Është shumë emocionale dhe e këndshme, dje shpërtheva në lot dhe nuk isha në gjendje të shpjegojë se pse. Ky është një moment shumë i pazakontë dhe tepër i bukur që të gjithë bëhen bashkë dhe tregojnë se në këtë situatë jemi së bashku”.
Copyright © Myth Buster.
A project by Democracy Lab
Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.