5 arsye për të pasur shpresë për të ardhmen pas koronavirusit

Burimi: World Economic Forum

Link

Data: 14/05/2020

Pjesa më e madhe e mbulimit mediatik për situatën e  koronavirusit është e përqendruar te gjërat e këqija që ndodhin pasi kjo bën që lajmi të shitet më shumë, por a është e drejtë?

Media ka një rol kritik për të dhënë mesazhe të rëndësishme. Për të balancuar negativitetin, unë sugjeroj që gjithashtu duhet të shohim drejt gjërave pozitive në mënyrë që njerëzit të shohin se çfarë është bërë, çfarë po funksionon dhe si mund të duken gjërat në të ardhmen nëse hasim një valë të dytë të virusit.

1. COVID-19 është nën kontroll në shumë vende.

Vlera e R0 – numri mesatar i njerëzve të infektuar nga sëmundja – ishte rreth 3 kur filloi pandemia. Tani në shumë vende është në nivel më të ulët se 1. Kjo do të thotë se sëmundja është nën kontroll dhe në rënie. Edhe pse ka akoma një rrugë të gjatë për ta gozhduar këtë sëmundje.

2. Kjo është arritur nga të gjithë ne duke braktisur përkohësisht mënyrën tonë të të jetuarit.

Kjo mund të mos duket si diçka që është pozitive, por duke pasur parasysh ndarjet e thella që ekzistojnë brenda shoqërisë është e jashtëzakonshme që të jemi dëshmitarë të këtij uniteti që do të kishte qenë veprim i paimagjinueshëm vetëm disa muaj më parë.

3. Tani dimë shumë më tepër se si ti menaxhojmë këto sëmundje.

Për një virus që nuk e dinim se ekzistonte pesë muaj më parë, në sajë të një përpjekje të madhe për të mbledhur të dhëna, ne tani njohim çdo molekulë të tij. Sado që të dëshirojmë për një vaksinë dhe teste të dobishme, ne kemi metoda që ne tani i dimë se mund të funksionojnë për të kontrolluar COVID-19. Ne gjithashtu dimë shumë më tepër për llojin e sfidave që ka përpara. Për shembull, ne mund të parashikojmë një ringjallje dimërore të sëmundjes. Kjo nuk është arritje e vogël.

4. Ne dimë shumë më tepër rreth dobësive tona dhe si t’i menaxhojmë ato.

Vendet po mësojnë teksa po veprojnë. Në Mbretërinë e Bashkuar, po vazhdojnë të adaptohen dhe të jenë më fleksibël me “normalen e re”.

5. Ne kemi mësuar se si të veprojmë në unison në një shkallë masive dhe në nivel global.

Përgjigja globale ndaj problemit të COVID-19 ka qenë e jashtëzakonshme. Kjo ka shmangur një katastrofë për njerëzimin dhe tregon se ne kemi aftësi organizative për ti trajtuar problemet e mëdha me të cilat do përballet njerëzimi dhe planeti.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.