Ja pse teoria e konspiracionit për 5G është një marrëzi

Burimi: SkyNews

Link

Data: 28/04/2020

Читај

Nga: Alexander Martin, reporter i teknologjisë

Përshtati: Shefkije Alasani

Edhe pse pamundur shkencërisht, teoria e konspiracionit që lidh vendosjen e antenave radio 5G me pandeminë e koronavirusit nuk pranon të largohet. Sky News shpjegon se pse pse kjo teori nuk ka kuptim. Teoritë konspirative spekulojnë se simptomat e COVID-19 janë shkaktuar nga rrezatimi elektromagnetik dhe jo nga një virus real.

Pretendimet e tilla janë bërë shkak i dhjetëra sulmeve ndaj inxhinierëve të telekomunikacionit dhe antenave të rrjetit 5G në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse ka lajme që këto pretendimet i kanë zëvendësuar me fakte.

Teoritë konspirative thonë se Koronavirusi është një sëmundje që shkaktohet nga ekspozimi ndaj emetimit të valëve nga antentat e reja 5G, edhe pse këto antena nuk janë të pranishme në vende të tilla si Irani, i cili ka parë një shpërthim vdekjeprurës të pandemisë.

Për të mbështetur pretendimin e tyre, teoricienët konsipirativ kanë theksuar se këto antena kanë vazhduar të vendosen gjatë izolimit në Mbretërinë e Bashkuar. Ata pyesin pse inxhinierët e rrjetit nuk po qëndrojnë në shtëpi si të gjithë të tjerët.

Kjo ndodh për shkak se inxhinierët e rrjetit celular konsiderohen si punëtorë kryesorë që mbajnë infrastrukturën kombëtare. Duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve që punojnë nga shtëpia, është e rëndësishme që rrjetet telekomunikuese të funksionojnë.

Sky News gjeti grupe në Facebook që bën thirrje për ngacmimin e nxhinierëve të rrjetit celular, si the grupe ku festohej dëmtimi i antenave 5G me mbi shkrime ku thuhej se “po vritemi nga qeveria botërore”- një thënie mjaftë e njohur në teoritë konspirative.

Në realitet, rreziqet e rrezatimit elektromagnetik njihen dhe të pranohen nga shkencëtarët, prandaj dhe fuqia që mund të transmetohet nga antenat është rregulluar në nivele që nuk paraqet rrezik.

Edhe pse mbrojtja është siguruar, disa individë kanë raportuar probleme shëndetësore për të cilat ata pretendojnë se janë rezultat i ekspozimit ndaj niveleve të rrezatimit.

OBSH raporton se ka disa indikacione që këto simptoma mund të vijnë për shkak të kushteve psikologjike para-ekzistuese, si dhe reagimeve të stresit si rezultat i shqetësimit për efektet shëndetësore të ekspozimit, pa qenë të ekspozuar. Edhe në ato raste, pra mënyra se si 5G mund të dëmtojë trupin thjesht nuk përputhet me simptomat që pacientët COVID-19 po përjetojnë.

Si mund të shkaktojë dëm rrezatimi elektromagnetik?

5G është duke përdorur një pjesë të re të spektrit elektromagnetik, pjesën nga 22GHz në 86GHz – megjithëse spektër edhe më i ulët po përdoret në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky rrezatim është i paaftë të prish lidhjet molekulare, të tërheq elektronet nga atomet dhe të bëjë që molekula të ketë një ngarkesë elektrike – e cila provokon rreziqet kryesore shëndetësore të shoqëruara me rrezatimin elektromagnetik.

Teoricienët konspirative pretendojnë se ekspozimi 5G ka simptoma si: marrje mendsh, humbje të flokëve dhe dëmtim të palcës së eshtrave. Full Fact, organizatë e pavarur për kontrollimin e fakteve në Mbretërinë e Bashkuar thotë se kjo nuk përputhet me simptomat e Covid -19.

Cilat janë simptomat e Covid -19?

Origjina e Koronavirusit të ri, i njohur zyrtarisht si sindromi i rëndë i frymëmarrjes akute koronavirus 2 (SARS-CoV-2), besohet se vjen nga një koronavirus tek lakuriqët dhe u kaloi te njerëzit, në fund të vitit 2019.

Termi Koronavirus rrjedh nga fjala latine “corona” që do të thotë kurora. Terimi i referohet pamjes që virusi infektiv ka në xhamin e mikroskopit elektronik.

Viruset zakonisht hyjnë fillimisht në trup përmes hundës ose fytit – pastaj vijnë simptomat si humbja e erës dhe shijes. Nëse sistemi imunitar nuk është në gjendje të mundë virusin në këtë fazë, ai mund të udhëtojë në trup dhe të sulmojë mushkëritë.

Por këtu lufta midis grimcave të virusit dhe sistemit imunitar bëhet e rrezikshme. Qelizat e bardha të gjakut luftojnë infeksionin duke hedhur molekula të quajtura kemokinë, magnet për qelizat e tjera të sistemit imunitar që vrasin çdo gjë të infektuar nga virusi. Kështu që shumë qeliza të vdekura kanë mbetur dhe alveolët mbushen me qelb dhe lëng, duke shkaktuar pneumoni tek pacientët.

Imazhet me rreze X dhe skanimet CT të pacientëve me koronavirus zbulojnë se si mushkëritë e tyre po shkatërrohen nga virusi dhe mbushen me këtë mukozë ngjitëse që i ndalon ato të thithin oksigjen sepse nuk ka hapësirë ​​për ajër.

Mbi 200 mijë vdekje rreth e rrotull globit i ka shkaktuar virusi COVID19 nga familja e Koronavirusëve dhe jo rrjeti 5G.

Copyright © Myth Buster.

A project by Democracy Lab

Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.